Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA do t’i bashkohet iniciativës së futbollit anglez për t’i bojkotuar mediat sociale.
Nga dita e nesërme futbolli anglez, lojtarët, klubet nuk do t’i përdorin rrjetet sociale për tre ditë.
Kësaj iniciative do t’i bashkohet edhe UEFA.
“Ka pasur abuzime raciste në mediat sociale. Kjo është e papranueshme dhe duhet të parandalohet”, ka shkruar UEFA.