Sara Hoxha nuk është aspak xheloze për ish-at e Ledrit dhe për këtë nuk ka aspak dyshime. Bukuroshja gjithmonë ka treguar se ka besim te partneri, por me deklaratën e fundit i ka vënë vulën.
Ajo ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka treguar se do donte që Ledri të bënte këngë me ishin e tij, Dua Lipën.
“Me kë do doje që Ledri të bënte një bashkëpunim?”, është pyetur ajo. “Me Dua Lipën”, është përgjigjur Sara.