U turpëruan nga Bayerni, lojtarët e Barcelonës shmangin kontaktin me tifozët duke bërë këtë veprim

Lojtarët e Barcelonës kanë mbërritur në ambientet e klubit.

Humbja turpëruese në Lisbonë 2:8 kundër Bayern Munich nuk lë argument për lojtarët e Barcelonës.

Sipas raportimeve të ‘AS’, lojtarët e Barcës kanë lënë ‘Ciutat Esportiva’ nga dera e prapme, për të shmangur kontaktet me tifozët.

I vetmi lojtar që ka dalë nga para ishte Monchu, i cili aktualisht është vetëm 20 vjeç.

Te Barcelona priten ndryshime radikale pas kësaj humbje, duke filluar nga stoli, deri te lojtarët startues.


Shtuar 15.08.2020 16:05