Shqiptari dhe bashkëpunëtori burgosen në Francë, po vidhnim për të ngrënë

Dy burra, njëri prej të cilëve shqiptar u dënuan nga Gjykata Penale në Caen të Francës nën akuzën e vjedhjes.

Natën midis 5 dhe 6 gushtit, një burrë u zgjua rreth orës 4.30 të mëngjesit nga një zhurmë e fortë. Fqinji i tij thërret policinë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti dy burra të fshehur në një gardh ndarës. Në çantat e tyre u gjetën bizhuteri, telefona, bateri, para, një kaçavidë dhe doreza.

Në paraqitje të menjëhershme të premten në Gjykatën Penale të Caen, u burgos për 2 vjet shtetasi Noël Roptin, ndërsa shqiptari Shkelzen Cakraj, 32 vjeç, u burgos për 15 muaj.

Shqiptari mbërriti në Francë në vitin 2015. Nëpërmjet një përkthyesi, ai shpjegon se ata po vidhnin për të ngrënë.


Shtuar 14.08.2020 19:41