Manchester United së fundmi raportohet se ka pranuar që Ronaldo të largohet nga ekipi, por vetëm në formë huazimi.
Sipas ‘The Mirror’, Manchester United është i gatshëm t’i japë Ronaldos atë që dëshiron, ta lënë të largohet, por vetëm në huazim.
‘Djajtë e Kuq’ po kërkojnë që ylli portugez të aktivizojë opsionin për të zgjatur kontratën e tij me 12 muaj përpara se të bien dakord për ta lënë atë të transferohet në një klub tjetër.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e yllit portugez./albeu.com