Të shpallur në kërkim për drogë, momenti kur policia arreston dy finlandezë (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga dy shtetas finlandezë me qëllim ekstradimin. K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.

Njoftimi i policisë:

FAST Albania

Vijon bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Manhunt”.

Operacioni, nga Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Finland, Interpolin e të dy vendeve dhe DVP Lezhë.

Kapen dhe arrestohen, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas finlandez, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Finland, për vendndodhjen e dy shtetasve finlandez në kërkim ndërkombëtar, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Manhunt”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Shëngjin, Lezhë, u bë e mundur kapja e shtetasve:

– K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës.

Ky operacion tregoi rëndësinë e krijimit të strukturës policore FAST Albania, si dhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e strukturave të Policisë së Shtetit, për të vepruar si të barabartë me homologët./albeu.com

 


Shtuar 23.07.2022 15:48