Guardia di Finanza e Venecias ka arrestuar një çift shqiptar dhe ka sekuestruar mbi 70 kilogramë drogë. Gjithçka nisi nga lëvizja e dyshimtë e çiftit, të cilët sapo panë makinën e policisë, tentuan të ndryshonin drejtimin e lëvizjes së mjetit të tyre, shkruajnë mediat italiane.
Autoritetet italiane e kanë ndaluar çiftin dhe u bë kontroll në banesën e tyre. Atje kanë gjetur një makinë tjetër dhe gjatë kontrollit në bagazh kanë gjetur 20 kg çokollatë kanabisi.
Me anë të një qeni nuhatës , operacionet u shtrinë edhe në shtëpinë e çiftit, ku u zbuluan 300 gramë kokainë të fshehura në tubin e lavamanit në kuzhinë, dokumente dhe materiale për paketimin e drogës.
Në një pallat tjetër, ku çifti kishte apartament, u zbuluan në një dollap më shumë se 3 kilogramë kokainë, 18 qese me 20 kilogramë marijuanë dhe 27 kilogramë hashash të ndara në 55 doza.
Droga, e destinuar ndoshta për të furnizuar sheshet e baret gjatë sezonit të verës, do të kishte nxjerrë në treg një fitim prej mbi një milion euro. Të arrestuarit ndodhen në burgun e Venecias./albeu.com