Vdes te Trauma pas atentatit me 100 plumba, kush është Klisman Preçi që donin ta “hiqnin qafe” edhe 2 muaj më parë (VIDEO)

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi me armë zjarri i ndodhur pak kohë më parë në Milot.

Sipas burimeve, 100 plumba u zbrazën në drejtim të Klevis Preçit dhe Ylli Brahimit pak minuta më parë.

Mesa duket edhe kësaj radhe atentatorët nuk ia arritën dot qëllimit. Biznesmeni 47-vjeçar Ylli Brahimi i shpëtoi një atentati në janar të 2021, ndërsa i riu Preçi i shpëtoi një atentati në maj të këtij viti.

ATENTATI NDAJ KLISMAN PREÇIT

Më 14 maj të këtij viti, Blerim Preçi u qëllua me armë rreth orës 20:00 teksa lëvizte me një makinë tip “ML” në të cilën ishte pasagjer edhe kushëriri i tij Klisman Preçi. 28-vjeçari Blerim Preçi, dyshohet se është ndjekur për disa kohë dhe autorët i dinin lëvizjet e tij.

Autorët të cilët lëviznin me një makinë “Audi” raportohet se i janë afruar makinë se të riut nga Miloti  duke dalë paralel dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj tij. Sapo ka dëgjuar të shtënat Blerim Preçi ka frenuar makinën dhe më pas është hedhur në lëvizje e sipër. Makina ka vijuar të ecë dhe ka dalë jashtë rruge pas disa metrash.