Zaimina Vasjari edhe pse prej kohësh i është përkushtuar familjes dhe biznesit, por megjithatë ka vendosur të rikthehet dhe të na surprizojë me një këngë.
Videoklipi i fundit i saj ka qenë “Me u kthy”, i cili daton 4 vite më parë.
Zaimina ka publikuar disa pamje nga klipi ku duket çdo gjë e kuruar në detaje, ndersa shkruan: “Më kishte munguar, pas 4 viteve…”
Që nga fustani i verdhë satin e deri te kostumi i zi i lëkurës, ajo është kthyer në “elementin” e saj. Kënga titullohet “Vetes” dhe do të publikohet të shtunën, më 15 gusht. Na mbetet vetëm të presim!