Vazhdon numërimi i votave për kandidatët në të gjithë Shqipërinë. Edhe në Tiranë numërimi vazhdon me ritme të shpejta ku deri më tani janë numëruar 180/ 1243 QV në të gjithë qarkun.
Po kush është kandidati që kryeson me vota deri më tani në Tiranë
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, në Tiranë kryeson demokrati Lulzim Basha me 2345 vota, ndjekur nga Belind Këllici 2280 vota dhe nga Agron Shehaj me 1836 vota.
Po sa vota ka marrë deri tani ish-kryeministri Sali Berisha?
Deri më tani, ish-kryeministri Berisha ka marrë 949 vota, I rënditur I pesti në listën e Tiranës.
Demokratët më të votuar deri më tani janë:
Lulzim Basha 2345 vota
Belind Këllici 2280 vota
Agron Shehaj 1836 vota
Grida Duma 1755 vota
Flamur Noka 1220 vota
Sali Berisha 949 vota /albeu.com/