Plasin “bërrylat” në PS, Gjiknuri i vihet keq Dritan Lelit dhe e tha në sy të të gjithëve

Ka nisur lufta brenda partisë socialiste në lidhje me pushtetin në Vlorë. Pas zërave për një mosbesim të kryeministrit Rama ndaj kryetarit të Vlorës, Dritan Leli, Damian Gjiknuri i ka vënë “vulën” debatit. Gjatë një takimi të Gjiknurit në Vlorë, zërat janë përforëcuar edhe më shumë.

Pikërisht ditën e djeshme kur kryetari i Bashkisë mungonte, pas një leje 2 ditore që kishte marrë, Gjiknuri ka zbritur në Vlorë dhe ka kërkuar prezencën e mediave në të ashtuquajturin inspektimin e punimeve për hedhjen e 100 metrave asfalt në rrugën e plazhit të Zvërnecit.

Në fjalën e tij, edhe pse bëhej fjalë për një investim në mbushje gropash, me një vlerë modeste, Gjiknuri ka thënë duke e përsëritur disa herë që duhej të kalonte kryeminstri në këtë rrugë që të urdhërohej shtrimi i aksit, duke i faturuar fajin bashkisë për mos përmbushje të detyrimeve.


Shtuar 11.08.2020 18:34