Guardia di Finanza është duke kryer një operacion në brigjet e Vlorës.
Sipas burimeve, bëhet me dije se prej 60 minutash ata janë vënë në ndjekje të një mjeti në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.
Gjithashtu bëhet me dije se operacioni po ndiqet nga ajri dhe nga deti, ku Guardia di Finanza ka kërkuar bashkëpunimin e policisë shqiptare.
Dyshohet se mjeti transporton lëndë narkotike. Sakaq, aksioni dhe kontrollet po zhvillohen edhe nga toka./albeu.com/