Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të tij nga Brukseli, ku shfaqet ulur në shkallë dhe duke parë në celular.
Në sy bie dhe luku i tij, Rama ka zgjedhur të veshë një kostum serioz dhe kollare të kuqe. Gjithashtu edhe çorape të kuqe, që i vesh thuajse përherë në takimet në Bruksel, që si duket i sollën sot fat.
“Fotoja e ditës” shkruan Rama, duke e cilësuar si më të veçantën nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare, ku zyrtarisht Shqipërisë iu çelën negociatat me BE-në./albeu.com