Elbasani zhgënjen Rudina Hajdarin, si u votua më 25 prill

Teksa vijon numërimi i votave për kandidatët politikë, Rudina Hajdari nuk ka marrë numrin e votave që vetë ajo priste.

Pjesë e Nismës “Thurje” duke kandiduar në Elbasan, Hajdari tha se do të merrte një mbështetje të madhe pasi ishte larë edhe në Shkumbin dhe kishte kujtime nga kjo zonë.

Deri më tani, Hajdari renditet e dyta me 143 vota preferenciale në të gjithë qarkun, ndërkohë që në vend të parë është nr.3 i listës, Ervis Rama me 188 vota


Shtuar 28.04.2021 12:19