Turi i tretë i Conference League, Tirana do të ketë përballë kundërshtar të lehtë, Laçi dhe Vllaznia jo dhe aq

Aventura evropiane do të vazhdojë për tre skuadrat shqiptare në Conference League. Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për turin e tretë të këtij turneu evropian.

Tirana do të ndeshet në turin e dytë me Zrinjskit, por nëse do të kalojë ndaj tyre, do të ndeshet me fituesin e Tobol-Lincoln Red.

Vllaznia do ta nisë aventurën e saj në turin e dytë ndaj ekipit rumun të Universitateas dhe në rast se arrijnë të kualifikohen, do të ndeshen në raundin e tretë të Conference League ndaj Zorya Luhansk.

Laçi gjithashtu do të ketë një rival të fortë në turin e tretë, por nëse arrijnë të kalojnë moldavët e Petrocub. Përballë do të kenë një mes Fehervar dhe Gabala./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.07.2022 14:48