Rusia vendosi sot sanksione ndaj 384 anëtarëve të parlamentit japonez , tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Moska theksoi se masat u morën kundër atyre që “kishin marrë një pozicion armiqësor, anti-rus”.
Tokio kishte vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke lëvizur me G7 për të ngrirë asetet e Bankës Qendrore, pas pushtimit rus të Ukrainës./albeu.com