E bujshme: Cesc Fabregas transferohet te ekipi italian në mënyrë të befasishme

Cesc Fabregas zbarkon në ligën italiane, por jo në Serie A.

Mesfushori spanjoll, i cili ishte pa kontrat pas përfundimit të aventurës së tij me Monaco, është bindur dhe është transferuar befasisht nga ekipi i Serie B, Como.

Një kontratë 2-vjeçare në brigjet e liqenit të Comos është gati për kampionin e botës me Spanjës.

Një ide e lindur në fund të qershorit, një nga ato intuitat që mendohen të pamundura derisa të tentohen konkretisht të bëhet. Fabregas jo vetëm që e mori seriozisht qasjen e Como-s me propozimin për një kontratë 2-vjeçare, por si lojtar i lirë pas eksperienncës ë Monaco, ai e zgjodhi atë mes opsioneve të ndryshme që nuk i mungonin në tryezën e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.07.2022 07:53