Guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom nënshkroi të martën një ligj që hap rrugën për viktimat e dhunës me armë për të ngritur padi civile kundër kompanive që prodhojnë armët e zjarrit të përdorura në krime.
Ky veprim forcon efektivisht ligjet e armëve në Kaliforni, e cila ka masat më të rrepta të sigurisë së armëve në vend, sipas Qendrës Ligjore Giffords.
Një ligj federal i vitit 2005 mbron prodhuesit dhe tregtarët e armëve nga paditë kur armët që prodhojnë përdoren për të kryer krime.