Chelsea nuk mjaftohet me Koulibaly, dy mbrojtës të tjerë pranë marrëveshjes

Koulibaly pak më parë ka mbërritur në Londër ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore me klubin dhe më pas do të fluturojë për në Los Angeles që të grumbullohet me skuadrën e Tuchel.

Por Chelsea nuk mjaftohet vetëm me mbrojtësin senegalez. Sipas raportimit nga gazetari italian, Fabrizio Romano, Chelsea po punon për të nënshkruar me Nathan Ake dhe Kimpembe. Negociatat janë në progres me Manchester City dhe me PSG.

Ka optimizëm për klubin anglez se do të arrijë të sjellë dhe këtë dyshe në Londër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.07.2022 21:54