Sot në SPAK është paraqitur për të pyetur mbi lakimin e emrit të saj në skandalin e faturave fiktive të kompanive të lidhura me inceneratorët.
Të përfshira ë këtë skadal janë edhe 3 kompani të tjer të cilat janë shkarkuar nga SPAK, të cilat kanë gjeneruar fatura fiktive ndaj kompanive të inceneratorëve me qëllim justifikimin e shpenzimeve nga këto të fundit, në një kohë që nuk kishin bërë asnjë punë reale.
E moshuara, e cila jeton duke mbledhur kanaçe dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë skandal, por se i kanë vjedhur identitetin, nuk tha asnjë fjalë kur doli nga SPAK.
Emri i Merita Hajdarit, bashkë me Kartën e Identitetit dhe nr. e ID-së, rezulton të jetë përdorur në të vitit 2017, ku gjoja është autorizuar nga Gjyste Serrmi, pronare e vetme e kompanisë “Elvis 03” për të bërë veprimet në QKB për pezullimin e aktivitetit ekonomik të kësaj kompanie. Bashkë me emrin e saj, Gjyste Serrmi ka shtuar edhe nr. e ID-së së Merita Hajdarit, e cila më pas rezulton të ketë bërë veprimet në QKB.
Në fakt, e gjitha kjo është një mashtrim, pasi Merita Hajdari nuk vetëm që nuk ka bërë veprime të tilla në llogari të kompanisë në fjalë, por nuk ka qenë fare në dijeni mbi çfarë po ndodhte me emrin e saj.
Skandali thellohet edhe më tej, pasi në fund, djathtas, dokumenti mban firmën e Administratores, Gjyste Serrmi. Në këtë datë, zonja në fjalë kishte të paktën dy muaj që kishte ndërruar jetë.
Në emrin e Gjyste Serrmit, kur ajo kishte ndërruar jetë është bërë një tjetër veprim edhe në fund të korrikut 2017, ku autorizohej Dashamir Ymeraj që të bënte veprimet ne QKB duke ndërruar emrin e kompanisë nga “Elvis 03” në “Elvis 03 shpk”.