ZYRTARE/ Juve prezanton Pogban me numrin 10: Nuk e kemi harruar kurrë

Pogba është zyrtarisht edhe një herë lojtar i Juventusit. Këtë e ka bërë të ditur klubi i Juventusit me një deklaratë për shtyp të publikuar në faqen zyrtre të internetit. Francezi mori numrin 10, që më parë është mbajur nga legjenda si Platini, Del Piero etj.

Klubi italian ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me lojtarin deri më 30 qershor 2026.

Postimi i Juventusit:

“Kur themi lamtumirë, pas një aventure të mrekullueshme të jetuar së bashku, në një cep të zemrës ka gjithmonë pak shpresë për t’u parë përsëri, herët a vonë”.

Deklarata e Juventusit vazhdon: Vite në të cilat Pogba u bë kampion i çmendur, duke fituar shumë në fanellën bardh e zi, duke prekur Ligën e Kampionëve në 2015.

Më pas i thamë lamtumirë, dhe ndërkohë ai shenjtëroi talentin dhe fuqinë e tij, duke u bërë edhe kampion bote me Francën në 2018. I thamë lamtumirë, por kurrë nuk e harruam”. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juventus (@juventus)


Shtuar 11.07.2022 11:43

Tags: ,