Shqipëria zyrtare ka reaguar pas dy shpërthimeve në kryeqytetin libanez, Bejrut, të cilat u morën jetën 50 personave dhe lanë të plagosur më shumë se 3000 të tjerë, mbi 500 prej të cilëve të shtruar në spital.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësuesit e lartë të shtetit shqiptar, kryeministri Rama dhe Presidenti Meta, kanë shprehur solidaritetin e tyre me Libanin në këtë situatë tragjike.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut!
Solidarizim me popullin e Libanit. 🇦🇱🤝🇱🇧”, shkruan Meta.
“Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit”, është shprehur kryeministri Rama në Twitter. /albeu.com/