Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në kryeqytetin libanez, Bejrut duke dëmtuar ndërtesat dhe zyrat përreth qytetit.
Sipas medieve të huaja, Agjencia e Lajmeve shtetërore potencoi se zjarri u shkaktua afër portit në Bejrut.
Lidhur me këtë rast, ekipet e zjarrfikësve nxituan në vendngjarje për të shuar zjarrin. Mediet lokale, ndërkohë raportuan se shumë njerëz u lënduan gjatë këtij incidenti.
Agjencia nacionale e lajmeve të Libanit, ka raportuar se ka shpërthyer një depo me fishekzjarrë, duke rritur dyshimet se kjo mund ta ketë shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.
Disa dëshmitarë okularë kanë bërë të ditur, se shpërthimi i fuqishëm mund të jetë nxitur nga djegia e një cisterne me lëndë të ndryshme djegëse.
Megjithatë autoritetet e vendit nuk kanë konfirmuar një gjë të tillë, për faktin se kanë dalë në terren dhe po tentojnë të kuptojnë nëse ka viktima apo persona që kanë ngecur nën rrënoja.