Merr flakë në ecje makina në Llogara, dyshimet e para (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë ecjes pasditen e sotme në Llogara.

Mësohet se makina ishte në pronësi të shtetasit me iniciale K. D, banues në Prishtinë.

Dyshohet se flaka ka ardhur si pasojë e një defekti teknik dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftim policie

Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com