Befason Kryemadhi: Do të hetojmë “Open Balkan”, skemë evazioni fiskal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një komunikim me gazetarët paraditen e sotme, hapi edhe një herë letrat për aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi bëri publik emra idividësh dhe kamponishë që kanë përfituar nga kjo aferë dhe zbuloi skemën se si e ka bërë.

Ndër të tjera kryetarja e LSI u shpreh se do të hetojë edhe nismën “Opem Balkan”, pasi sipas saj është një skemë financiare evazioni fiskal, por që do të bëhet në kurriz të shqiptarëve me kompani serbe.

“E vetmja mënyrë për të ndaluar atë që po ndodh në Ukrainë mund të jetë nesër në Shqipëri. Ne e dimë shumë mirë që sjellja e forcave ruse në Beograd rrezikon jo vetëm stabilitetin në rajon por edhe qëndrueshmërinë e Shqipërisë Open Balkan është skemë financuare evazion fiskal, por që do bëhet në kurriz të shqiptarëve me kompanitë serbe”, tha Kryemadhi./albeu.com