“Sa bukur na ka dalë nusja”, martohet aktorja e famshme turke, momenti viral kur kërcen valle shqiptare (VIDEO)

Pak ditë më parë, protagonistja e serialit të famshëm “Hercai”, Ebru Sahin u martua me sportistin Cedi Osman në një ceremoni të vogël të mbajtur në liqenin e Ohrit. Kjo ishte e para nga dy ceremonitë martesore që çifti do të ketë. E dyta do të mbahet në Turqi më 7 korrik.

Ceremonia e parë u mbajt në qytetin e Ohrit, ku ka lindur basketbollisti. Aktorja kishte zgjedhur një fustan të bardhë të thjeshtë por shumë tërheqës. Për flokët, ajo zgjodhi t’i bënte me dy gërsheta ndërsa mbante dhe një kapele në kokë.

Seconi 35 ne video: 

Në dasmë, morën pjesë familjarët dhe miq të ngushtë të çiftit dhe sipas pamjeve që kanë publikuar, ata shihen teksa kërcejnë dhe këngë tradicionale shqiptare. Më 7 korrik, ceremonia e radhës do të mbahet në Çesme të Turqisë, ku çifti është njohur.