Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar, i cili është dënuar me burg në Shqipëri, por nuk është paraqitur për të vuajtur dënimin. 42-vjeçari shqiptar u nis për në Brindisi, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar.
Agjentët e Policisë së Brindisit, në kuadër të veprimeve të kontrollit të territorit, arrestuan 42-vjeçarin me qëllim ekstradimin në vendin tonë,
Ai është dënuar me 1 muaj e 8 vjet burgim të dhënë nga Gjykata e Apelit Vlorë për veprën penale të “shpërdorim detyre” i parashikuar nga kodi penal shqiptar në nenin 248.
Personi i shoqëruar në Komisariatin e Policisë, pas formaliteteve të zakonshme të kryera së bashku me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Departamentit të Sigurisë Publike, është shoqëruar me burgun lokal në Brindisit./albeu.com