Një djalë i vogël ka marrë të gjithë vëmendjen gjatë një kronike për parashikimin e motit live në televizionin prestigjoz britanik BBC.
Shikuesit nuk kanë mbajtur të qeshurën teksa shohin veprimet e djalit të vogël në momentin që gazetarja Jen Bartram raporton drejtëpërdrejt nga një plazh në South Shields
Të lidhura
None found
Kur pa gjithçka çfarë kishte ndodhur gazetarja shkroi në Twitter: “Nuk e dija çfarë po ndodhte mbrapa meje, djali i vogël po tërhiqte vëmendjen me kërcimet e tij”.
Djali i vogël është përshëndetur nga të gjithë në rrjetet sociale me lëvizjet e tij komike, sa që e ktheu lidhjen live të reporteres në një kronikë komike.
