Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një konferencë me gazetarët në të njëjtën orë me kryeministrin Edi Rama. Berisha u shpreh se protesta e 7 korrikut e ka detyruar Ramën të shpallë Sali-dipencencën.
“E ka detyruar Edi Ramën të shpallë Sali-dipendencën, ka caktuar konferencë shtypi në të njëjtën orë me ne por natyrisht sytë mendjet zemrat e qytetarëve janë te protesta mbarë popullore dhe zëri i saj sot në këtë tryezë. Ndaj jam këtu për të drejtuar thirrjen në emër të frontit për shpëtimin e Shqipërisë mbarë qytetarëve shqiptarë të bashkohen më datën 7 korrik në 7 të darkës në bulevardin para Kryeministrisë në protestën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë”, u shpreh Berisha në konferencën me mediat”, tha Berisha.
Të lidhura
None found
Berisha tha se në këtë protestë janë të ftuar të gjithë qytetarët për të marrë pjesë, që të protestojnë për ndryshimin e vendit, pasi sipas tij Shqipëria është shndërruar në një shtet që lind fëmijë për emigracion.
“Dje Edi Rama me ligj vendosi që qindra e qindra miliona euro, të fituara nga pirja e gjakut të shqiptarëve përmes bordeve, nga shtimi i të ardhurave të TVSH si pasojë e rritjes së çmimeve, në vend që tiu rikthehej atyre që vuajnë për kafshatën e gojës, Edi Rama i shpërndau me klientët e tij, që kanë fituar tendera me 99.9% të vlerës, si kurrë ndonjëherë.
Ata që kanë fituar tenderat me çmimet më maksimale, po marrin fondin e ri që të ndajnë me Ramën. Nuk ka akt me cinik, më çnjerëzor, ti këto para që i more nga dhimbja, djersa e njerëzve që punojnë, duhet të bëje gjithçka për t’iua kthyer atyre. Një dekret i pashembullt në histori, çdo shtet në situata krizash bën dekrete vetëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në Shqipëri ndodh e kundërta”, tha Berisha./albeu.com
