Ekzekutoi turkun në Gjermani, mediat për autorin: Mund të jetë në Shqipëri

Katër ditë më parë një shtetas turk u ekzekutua nga një 23-vjeçar shqiptar, në Gjermani.

Policia gjermane tha se autori Fisnik Hoxha është në arrati dhe është i rrezikshëm pasi është i armatosur.

“Mos flisni me të,” njoftoi policia duke ofruar një shpërblim prej 3 mijë eurosh për këdo që ofron informacion për të.

Kurse sot, mediat gjermane shkruajnë se Fisnik Hoxha është arratisur për në Shqipëri.


Shtuar 1.07.2022 11:38