Vajza nuk i dinte moshën, Rudina Xhunga befasohet në ditëlindjen e saj!

Rudina Xhunga ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin. Pak ditë pas festët së 50 vjetorit, ajo rrëfeu ekskluzivisht mbi përjetimet e saj në këtë përvjetor, si dhe marrëdhënien e vështirë që ka me festat.

“Unë një qiri kisha (qesh) atë ma solli Elena, një qiri të bukur gri. Do doja ndonjë qiri rozë. Nuk është raporti te ngjyrat as te numrat, raporti është te shija. Unë nuk i pëlqej festat përfundimisht, por para një jave mendova që kam bërë gjëra të bukura në jetë, më kanë dashur njerëz në jetë, kam dashur dhe dua njerëz në jetë dhe atyre do doja tu thosha faleminderit, dhe të njëjtën dashuri mora kur e ndava me njerëzit në Instagram. Nuk ka rëndësi sa, por si. Si i ke bërë njerëzit të ndihen dhe si do i bësh të ndihen.” – shprehu gazetarja teksa shpjegonte fjalimin në përvjetorin e ditëlindjes, ku falenderoi të ftuarit për prezencën ndonëse ajo vetë kurrë nuk ka shkuar në ditëlindjet e tyre.

Por përse kjo zgjedhje e Rudinës?

“Unë jam personazh që dal pak, gjithë buzëqeshja ime e kamerave përtej të gjithës, unë rri në shtëpi. Kam qenë e tërhequr, qysh e vogël me time më duke ecur nuk i flisja dikujt përballë. Dhe mami më thoshte pse s’flet, po mendova se nuk më shikon. Unë gjithmon kam menduar që nuk më shohin. Të qënit në tv rastësisht më ka vënë me detyrim dukjen por unë kam pëlqyer njeriun e padukshëm. U gjenda një ditë para kamerave në prime time e TVSH në emisionin ‘Dritare’, dhe unë tani mbeta në ‘Dritare’. Unë jam realisht vajza e dritares.”

Ndërkohë festa e saj ishte ndër më të komentuarat në kryeqytet, një organizim i madh mes miqve dhe njerëzve më të dashur.

“U gëzova shumë. Më dhanë dashuri, dhe unë e thashë me seriozitet, nuk ishte thumb me veten. ishte e vërtetë. Faleminderit që erdhët se unë nuk ju vijë. Po siç duket ata më njohin, ata që më njohin më duan dhe e dijnë që unë i dua. Sepse unë aty kisha ftuar jo njerëz të dukshëm të atyre që trokasim gotat dhe tundim fustanet, por njerëzit e zemrës sime. Janë në profesione të ndryshme, miq të mi të kohëve të ndryshme…” – tha Xhunga

50 vjetori i saj, funksionoi edhe si një moment i së vërtetës për vajzën, Alana. Xhunga zbuloi se ditën e festës i tregoi për herë të parë të bijës mbi moshën e saj.

“Nuk kisha folur me Alanën për sa vjeç jam, thjesht mami është e vogël. Babi është aq sa vjeç është, por mami është e vogël. Kur po vinte ditëlindja, urimi i parë i Dritanit ishte edhe 50 të tjera, dhe ajo tha ‘Pse i the dhe 50? Mami është 46.’ Thashë do t’i them, te lokali kur po bëheshim gati. I thashë ‘Mami do të të thotë diçka. Unë nuk jam 46 vjeç.’ Sa je? 5 vjeç? 50? Po i thashë, po s’ka asnjë problem mami sado të jetë, është gjithë jetën me ty. Patëm një debat diçka, i thashë do të të them diçka. Çfarë? – më tha. Je 60 vjeç? (qesh)”

 


Shtuar 28.06.2022 18:59