‘Rama atakon gratë, maskilist!’. Rudina Xhunga: Jam e majtë, nuk vjedh

Në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishte e ftuar gazetarja e mirënjohur Rudina Xhunga. Gjatë bisedës u ndalën tek intervistat e realizuara me personazhet e politikës apo për cilësimin si e majtë, për të cilat Rudina tha: “Unë jam e majtë, nuk më vjen turp ta pohoj. I majtë do të thotë të jesh njerëzor, dhe unë këtë e kam prioritet. Nuk jam e të majtës së oligarkëve, nuk vjedh, nuk prek pasuri shtetërore, nuk përzihem në borde dhe në asgjë që ka të bëjë qeveria. Unë jam e majtë se jam e ndershme dhe njerëzore, jam e majtë në ideologji dhe jo në xhep.”

Ermali e pyet nëse ajo dhe Ilva janë nga gratë që janë atakuar më së shumti nga kryeministri Edi Rama.

“Po Rama bën spektakël. Përpos që Rama ka zgjedhur të atakoj publikisht gra, nuk e di pse e bën të mendoj të duket si më i fortë. Po ta vëresh në këto intervistat me Fevziun janë më ndryshe me mua, Ilvën, Enin, ka një gjë të ndryshme dhe publiku e vëren dhe nuk i pëlqen. Tregon që është maskilist dhe e ka fasadë zgjedhjen e grave”.

Por, sa i mungojnë emisionet e mbrëmjes Rudinës? A mund ta shihnim atë në një format si Big Brother? Ajo tha se nuk i mungojnë dhe se më shumë ndihet plot tek programi që është duke bërë tanimë në Dritare TV me njerëzit e thjeshtë në gjithë Shqipërinë.

“Nuk kam aq klikime me Ramën sa kam në youtube në Dritare me një personazh që quhej Bexhet. Kjo tërheq, jeta reale”.

Ndërsa pyetjes nëse do të ishte pjesë e Big Brother tha se si banore nuk do mundej se është shumë e zënë dhe se nga situata mund te kuptoje që nëse do të ishte për prezantim edhe ndoshta mund ta bënte. Gjithësesi momenti kaloi me shumë batuta mes tyre.


Shtuar 28.06.2022 18:58