Rritja e stratosferike e çmimit të naftës, ka detyruar linjat e autobusëve në të gjithë vendin të rrisin çmimin e biletës.
E fundit që ka rritur çmimin është linja e autobusëve Tiranë – Durrës, duke e çuar në 180 lekë nga 130 që ishte.
Rritja e menjëhershme rëndon xhepat e qytetarëve, të cilët duhet të paguajnë 50 lekë më shumë. Bëhet fjalë për linjën ndërqytetase më me fluks në vendin tonë.
Nga ana tjetër, rritja vjen pavarësisht se me herët qeveria ka vendosur të rimbursojë transportin publik për karburantin./albeu.com