Një incident ka ndodhur ditën e sotme ku nisi sesioni i ri parlamentar ku ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbeti pa karrige.
Kjo situatë tërhoqi edhe vëmendjen e nënkryetarit të Kuvendit, Myslim Murrizi, i cili bëri ironi me karriken e ministrit.
“Keni ndërruar dhe këto televizorët nga Lura në Samsung, por unë ngrita sërish dorën, pasi nuk i them këtyre veglave të reja.
Mirë bëtë me këto tenderat që shtuan televizorat e ri, por shtoni dhe një karrige se shtuat ministrat. Shikoni si e keni lënë ministrin e Brendshëm”, u shpreh Murrizi.
Ky incident ndodhi për faktin se pas tërmetit të 26 nëntorit Rama riktheu Arben Ahmetajn si ministër të Rindërtimit, por harroi të vendoste një karrige tepër në parlament.