Kryetari i PSD-së Tom Doshi ka reaguar ashpër duke shpërthyer edhe në ofendime ndaj gazetarit Rakipllari.
I ftuar në News 24 dhe së bashku me të ftuarit e tjerë po flisnin për subjektet politike, por shpeshherë përmendën edhe emrin e Tom Doshit.
Ky i fundit është lidhur “live” me emsiionin në një bisedë telefonike, ku i ka thënë Rakipllarit që të ketë turp që është marrë gjithë kohën me emrin e tij.
Ndërkohë gazetari i ka kujtuar Doshit që është “non-grata” në SHBA dhe i ka kërkuar që të zgjidhë njëherë mosmarrëveshjet me Amerikën, por debati ka degraduar dhe kryetari i PSD-së ka përdorur edhe fjalë banale në drejtim të gazetarit, ndërkohë që gazetari ka kërkuar që Doshit t’i mbyllet telefonata.
Debati në News 24:
Tom Doshi: Ata dy burrat që ke aty, po u del shumë punë me emrin tim. Mua votat mi ka dhënë populli, ka patur program PSD, ka patur kandidatë më të mirë sesa Thurja apo ata që mendon ti. Mateni vendin mirë kur të flisni sepse i kam marrë votat në të gjithë Shqipërinë. T’ju vijë turp të dyve se keni edhe fëmijë dhe hidhni baltë kundër meje. Xhelozia e Rakipllarit se ka humbur PD nuk justifikohet.
Sokol Balla: Ju lutem pa ofendime personale. Komentet janë politike
Doshi: Mua më ka votuar populli, kam marrë 30 mijë vota në gjithë Shqipërinë
Rakipllari: Nuk ka asgjë personale
Doshi: Ti e ke personale
Rakipllari: Nuk kam asgjë personale. Ju keni marrë vota…
Doshi: Ju s’të lini rehat. Ju keni patur frikë të hapni ekranin për mua
Rakipllari: Po të gjykoj si kryetar partie.
Doshi: Ke gjithë ditën që merresh me ermin tim. Turp të kesh
Rakipllari: foli ambasadores amerikane për të tjerat. Merru me atë dhe jo me mua.
Doshi: Ç’lidhje ka ambasadorja amerikane? Unë jam më i pastër si ty. Do e gjej të drejtën edhe në Amerikë. As kam marrë tendera si tha Lubonja, unë i kam patur kundër të gjitha forcat. T’ju vijë zor që përgojoni. Dihet se kush jam unë. Jam përballur me drejtësinë këtu dhe do të ëprballem edhe në Amerikë.
Balla: Pse e dhe dorëheqjen?
Doshi: E dhashë dorëheqjen që të jem qytetar i lirë.
Rakipllari: Ti je një person i shpallur non-grata nga SHBA. Se blen 2-3 vota këtu mos kujto se je shumë i fortë. Sokol ndaloje këtë telefonatë. Je non-grata zotëri. Sokol, ndaloje telefonatën, zgjidhe me SHBA dhe pastaj me mua.
Doshi: Ti paguhesh për të dalë aty! Mbylle gojën! O ku*vë! Do të të q* ro*të!/albeu.com/