ZGJEDHJE 2021/ Numërohen mbi 60% të votave në Berat, rezultat komod për PS-në

Ndërsa janë numëruar 65.3% e votave, në qarkun e Beratit, PS është ndjeshëm në avantazh duke lënë pas PD dhe LSI.

Socialistët kanë arritur që të marrin 56.1% të votave, e ndërsa PD-AN 28.7%.

LSI deri tani ka marrë 12.8% të votave. Partitë e vogla kanë marrë vota të pamjaftueshme për të siguruar një mandat.


Shtuar 26.04.2021 22:40