PSD ka marrë mandatin e dytë në qarkun e Shkodrës, duke grumbulluar 12857 vota.
Kështu PSD i ka marrë një mandat Partisë Demokratike e cila aktualisht ka 5 të tillë me 38238 vota, ku ndiqet nga Partia Socialiste me 3 mandate që ka marrë konkretisht 25186 vota.
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim është e katërta e renditur në këtë qark me 1 mandat, ku ka grumbulluar 7576 vota.
Ndërkaq Partia Socialdemokrate nga rezultate paraprake të nxjerra nga numërimi i votave në kutitë në të gjithë vendin ka siguruar 3 mandate.