Ish-zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence ka mbërritur sot në Shqipëri dhe aktualisht ndodhet në Manzë të Durrësit, në kampin e muxhahedinëve iranianë.
Pence gjatë fjalës së tij tha: “Ju falenderoj për këtë mirëseardhje kaq të ngrohtë. Është një nder i madh të jem këtu së bashku me gruan time në kampin “Ashraf 3” në Shqipëri. Është një privilegj të jemi sot këtu në shtëpinë e mijëra personave kurajozë të Iranit.
Dua t’ju falenderoj të gjithëve. Është hera e parë që unë vizitoj Shqipërinë. Nuk do flas në emër të shtetit amerikan por me ndjesinë e popullit amerikan të cilët shumica janë me ju, duke ju mbështetur për lirinë e Iranit”./albeu.com