Shqipërisë nuk iu çelën negociatat, Berisha: Rama në samitin e BE u soll si një dhi e zgjebosur që mban bishtin përpjetë

Sot, në samitin e BE-së, sërish Shqipërisë nuk iu çelën negociatat. Kryeministri Rama me ironi tha se ai ka marrë mandatin e tretë, ndërsa BE ende nuk po jep një datë. Për këtë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se, Rama e vodhi mandatin e tretë dhe kjo është arsyeja pse kurrë nuk do të çelën negociatat me të në krye.

Berisha e ka cilësuar Ramën në samit sot, me një dhi të zgjebosur që mban bishtin përpjetë. Në fund të postimit ai bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e thirrur më 7 korrik për rrëzimin e Ramës.

Postimi i Berishës:

Mandatin e trete nuk e fitove, por e vodhe!

Prandaj kurre nuk çelen negociatat me ty!!

Te dashur miq,

I sfazuar nga ‘JO’ e madhe e lidereve te BE per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, Edi Rama u soll sot ne samitin ne te cilin tha se nuk do te shkonte, si nje dhi e zgjebosur qe mban bishtin perpjete!

Ai rrahu gjoksin duke thene si me krenari se: ‘M’u ndesh te fitoja nje mandat te trete qe te vazhdoja te prisja per celjen e bisedimeve dhe ishte shume te thoja te verteten qe arsyeja nuk eshte thjesht Bullgaria.’

Ne fakt, i them ketij hokatari, shkaku kryesor sic pohon edhe ai vete, nuk eshte Bullgaria, por pikerisht mandati i trete i rrembyer nga ai duke vjedhur vota.

Ky eshte shkaku i te gjitha shkaqeve qe me te BE nuk hap negociatat me Shqiperine.

Me Edi Ramen negociatat nuk hapen kurre!

Me 7 korrik te gjithe jeni te ftuar ne proteste!

Largimi i Rames eshte shpetimi i Shqiperise! /albeu.com

Shtuar 23.06.2022 20:06