Kuvendi i Bullgarisë votoi mocionin e mosbesimit të ngritur kundër qeverisë së kryeministrit Kiril Petkov. Me votimin e parë të suksesshëm të mosbesimit në historinë më të re të Bullgarisë, ra Qeveria e Petkovit. Pro votuan 123 deputetë përballë 116 që ishin kundër.
Votimi i këtij mocioni të mosbesimit u ngrit nga partia GERB e ish kryeministrit Bojko Borisov, argumenti më i madh i grupit opozitar ishte “mossuksesi i qeverisë për politikat financiare”.
Të lidhura
None found
Tani Qeveria duhet të dorëzojë dorëheqjen. Presidenti bullgar, Rumen Radev duhet të nis konsultimet me partitë në Kuvendin Popullor, më pas pas dorëzimi i mandatit te forca më e madhe politike “Vazhdojmë me ndryshimet”. Ata kanë afat shtatë ditë që të formojnë shumicën.
