Disa muaj pas përfundimit të BBV, një nga shoqëritë vazhdon të jetë ende aktive është ajo mes Fifit dhe Beatrix.
Dyshja së fundmi janë parë bashkë në një live-video në “Instagram”.
Ata iu përgjigjën pyetjeve të shumta të ndjekësve dhe një prej pyetje ishte në lidhje me tatuazhin që ka bërë Fifi me Donaldin, “Filoqyl”.
@canimyandii #fifi #filloretaraci #fypシ #donaldveshaj #borazemani #beatrixramosaj ♬ original sound – canimyandii
“Trixa është këtu por unë do flas për këtë punë. E kam Filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi. Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon. Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në gjëra të ndryshme”, ishte sqarimi i Fifit.
Ndërkohë që Trixa përpos një buzëqeshjeje dhe një lëvizje kokë, nuk bëri asnjë veprim tjetër./albeu.com