Këtë të hënë në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin të ftuar Jori Mersin, Stivens Bulku, Sotira Jankulla dhe Shkenda Lili të cilët biseduan për temën: Pse tradhëtojmë më shumë në verë?
Dedektivja private theksoi se sipas kalkulimeve të saj, ardhja e emigrantëve është një faktor i cili ndikon në balancat mes çifteve.
“Tendenca është përgjatë stinës së verës pasi të gjithë emigrantët vijnë dhe kanë kërkesa përsa u përket investigimeve të tradhëtive. Mendoj që lidhjet sezonale, siç është edhe ardhja e emigrantëve sezonale, aty mbetet dhe mund të rikthehet pas një viti. A ndahen njerëzit për një sezon? Jo. Stina e verës ka flirte, lidhje të momentit, jo afatgjatë, janë të pakta, të paktën me çfarë shoh unë çdo ditë.” – shprehu dedektivja.
Shkenda gjithashtu shtoi se, sipas statistikave të saj, 80% e grave dhe vajzave e falin tradhëtinë dhe shumë rrallë mund të bëhet shkak për divorcë tradhëtia e partnerit. Ndërkohë pranoi se të dyja sekset tradhëtojnë në të njëjtën shpeshtësi.
Gjatë bisedës Jori tha se nuk është aspak xheloze pse partnerin e saj mund ta ngacmojnë vajzat e tjera sepse është e sigurt në vete.
“Nëse do bëj si këto gocat xheloze, nuk ndodh Ermal. Unë personalisht e kam falur tradhëtinë. Ai alkooli u merr mendjen çunave. Edhe ndodh. Ndoshta mund të dukem unë shumë liberale…” – përfundoj sipërmarrësja, e cila u kundërshtua nga Sotira Jankulla që shprehu se kur personi nuk e ka ndarë mendje, mos t’i bëj gjërat serioze me partnerin/en.
“Unë e kuptoj çfarë thotë Jori, por nëse dikush ka shpirtin festiv, nëse nuk e ka ndarë mendjen akoma, le të vazhdoj. Nuk ka pse merr më qafë partnerin ose partneren. Pastaj për tradhëtinë, ka asgjë absolute, nëse duan të falin…”
Nga ana tjetër, Stivens shprehu se në stinën e verës rregullat mes çifteve ndryshojnë për shkak edhe të interesave monetare.
“Meshkujt duan një femër që të shkojnë me pushime me një femër të bukur, ndërsa femrat po ashtu kanë qejf që të shkojnë me pushime falas. Jo gjithmon ama. Çunat kanë qejf që kur të dalin nëpër club-e të kenë në krahë një gocë super yll.”