72 raste me Covid-19 sot, në Maqedoninë e Veriut

72 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive tetë janë riinfeksione.

Janë shëruar 35 pacientë, nuk ka viktima në 24 orët e fundit, ndërsa nga Regjistri i personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga “Termini im” janë regjistruar dy persona të vdekur nga Shkupi të moshës 75 vjeçare të cilët kanë vdekur nga periudha prej datës 5 deri 9 qershor në kushte spitalore.

Nga 35 të shëruarit, 25 janë nga Shkupi, dy nga Tetova dhe Koçani dhe nga një nga Kumanova, Kavadari, Kërçova, Manastiri, Kriva Pallanka dhe Vinica.

Nga fillimi i pandemisë, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 në vend është 312.879 nga 2.070 199 teste të bëra, 303.163 të shëruar, 9322 të vdekur dhe 394 raste aktive./alsat


Shtuar 17.06.2022 21:13