6 të vdekur në 24 orë, si u rëndua bilanci në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 6 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 129 persona nga 1535 testime të realizuara.

Ndërkohë Instituti për Shëndetin Publik ka regjistruar 109 pacientë të shëruar.

Sakaq numri i përgjithshëm i personave të infektuar me COVID-19 ka arritur në 9797, prej të cilëve 5254 janë shëruar ndërsa 451 kanë humbur jetën.


Shtuar 24.07.2020 13:05