Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nga impiantet më të mëdha të gazit në Rusi dhe në botë, duke ngritur kështu shqetësime për ndërprerjen e furnizimit me energji në Evropë.
Sipas artikullit të Daily Mail, zjarri u shkaktua nga një shpërthim tubacioni.
Sipas Gazprom , zjarri shpërtheu në orën 2:30 të mëngjesit në fushën e gazit Urengoyskoye në rajonin Yamalo-Nenets të Siberisë, bëhet fjalë për fushën më të madhe aktive me gazi në botë (10 trilion metra kub) me furnizime të destinuara kryesisht për në Evropë nëpërmjet tubacionit Yamal-Europe.
Vihet re se strukturat ku shpërtheu zjarri u evakuuan menjëherë, ndërsa kanë dhënë alarm.
Ndonëse gjigandi i energjisë ka bërë të ditur se zjarri është vënë nën kontroll, ekziston frika për ndërprerje të furnizimit dhe rritje të mëtejshme të çmimeve të gazit në Evropë.
Megjithatë, Gazprom theksoi se është ende duke analizuar shkallën e dëmit të shkaktuar nga zjarri dhe shtoi se nuk ka pasur ndërprerje në furnizim.
Vihet re se një incident i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2021 në të njëjtat objekte, ku më pas çmimet e gazit u rritën.