Policia e Kosovës sot ka pranuar informacione për një bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Në disa shkolla në veri të Kosovës është ndërprerë procesi mësimor. Kjo për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.
Më 24 maj, një kërcënim me bombë ka ndodhur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, i cili rezultuar si alarm i rrejshëm./albeu.com