Arrestohet Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres së qeverisë Rama 2

Policia e Kosovës e ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn. Kjo është bërë pas përfundimit të protestës së veteranëve ku ai mori pjesë.

Për Molliqajn ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi.

Bashkë me Molliqajn janë arrestuar edhe disa anëtar të PSD-së./Express.


Shtuar 16.06.2022 17:54