Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky dhe kryeministrin e vendit tonë Edi Rama, tha se mos u çuditeni kur lufta të plasë në Ballkanin Perëndimor.
Dritan Abazoviç: Mali i Zi është në pararojë të procesit të integrimit të BE, jemi në fazat përfundimtare. Mesazhi kryesor është se pas 24 shkurtit gjërat nuk janë njësoj. Nëse BE nuk e kupton këtë gjë, atëherë ky është problem. Në bazë të meritës, na duhet të bëjmë integrimit. Kështu që nëse një vend meriton të jetë në BE, le të jetë në BE. Por, në emër të solidaritetit, sigurisë së Evropës, ata duhet ta marrin këtë vendim më shpejt. Nëse kjo ndodh vit pas viti, mendoj se të gjithë ne do të përballemi në një moment me një problem të madh. Gjithkush që kërkon të bashkohet me familjen, duhet ta bëjë këtë në bazë të reformave. Interesat e ndonjë vendi janë ndonjëherë shumë më të mëdha se interesat e të gjithë vendeve anëtare. Është momenti përfundimtar për të kuptuar se nuk duhet të largohemi e të lëmë gropa të zeza në Evropë, sepse kjo do të përbëjë problem. Sot është Ukraina, nesër mund të jetë një shtet tjetër, pasnesër mund të jetë në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme për BE, që të mbetet tërheqëse si organizatë. Kjo është e gjithë historia. Nëse dikush nuk e kupton këtë, mos u çudisni që diçka e ngjashme me Ukrainën të ndodhë diku tjetër./albeu.com