“Dua të të bëj të lumtur sezoni 4 fillon të mërkurën më 15 në orën 17:00!! Ju dua”.
Sigurisht që ky nuk është njoftim i Arbana Osmanit, moderatorja po shijon shtatëzaninë dhe programi që ajo do të risjellë është Big Brother Vip 2 në dhjetor të këtij viti.
Ky ishte lajmërimi i Mato Lale i cili do të na sjellë një këngë që siç duket do të na bënka të lumtur.
View this post on Instagram
Pas zhurmës në Eurovision, Ronela Hajati do i bashkangjitet këngëtarit për këtë projekt të titulluar “Papi Chulo” i cili del në orën e shkruar në postimin në Instagram.
Bashkëpunimi i tyre i fundit titulluar “Gips” rezultoi një sukses i vërtetë, ndaj jemi të bindur që edhe kjo këngë e re do të jetë një super hit.