Përfaqësuesi i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, ka lënë i pari mbledhjen e Reformës Zgjedhore.
Gjatë një deklarate për mediat ai deklaroi se opozita në Kuvend i qëndron kërkesës për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave.
Murrizi tha se mbledhja ka përfunduar, por Rama së bashku me opozitën u futën sërish në mbledhje pasi kanë dashuri të madhe midis tyre.
“Tryezë me të gjithë faktorët politik për tu qendruar ndryshimeve kushtetuese, hapjen e listave.
Opozita parlamentare ishte sot aty në një tryezë më të gjithë faktorët për hapjen e listave, të rishikojmë Kodin Zgjedhor, që të mos ketë militantë te kutia e votimit.
Mbledhja ka mbaruar, por u futën prapë, se dashuria e vjetër është gjë e madhe. Unë jam aty si përfaqësues i 28 deputetëve që kërkojnë ndryshimet kushtetuese.
Erdha të jem dëshmitar i kopilllëqeve të tyre, avzhdoni te bodrumi i pallatit të Kongreseve nuk do të merreni asnjë votë nga opozita parlamentare”- tha ai. /albeu.com/